August 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Gjesti zbulon nëse do të takojë Xhenetës pasi të dalë nga BBV 4

Katër finalistët e “Big Brother VIP 4”, Rozana Radi, Laerti Vasili, Besart Kelmendi dhe Egli Tako, po shijojnë momentet e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Edhe pse kanë ngelur vetëm dy ditë nga finalja e madhe, ditën e sotme Gjesti dhe Rozana kanë patur një bisedë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Kjo pasi këngëtari foli për herë të parë më hapur për ish-partneren e tij, Xheneta Fetahu.

Në diskutimin e zhvilluar ditën e sotme, Gjesti u shpreh qartë se nuk ka më asnjë lidhje me të dhe nuk dëshiron të ketë kontakt pas daljes nga programi.

“As sytë nuk ka me mi pa. Hiç hiç”, tha ai me vendosmëri, ndërsa Rozana i kujtoi mundësinë që ajo mund të kërkojë kontakt.

Por Gjesti shtoi:

“Nuk ka kërkim këtu, pikë kërkimi nuk ka. Nuk mundet me pas kërkim”.

I pyetur nga Rozana për kohëzgjatjen e marrëdhënies me Xhenetën, ai tregoi:

“Gati tre muaj. Edhe më vjen mirë shumë, faleminderit për çdo gjë që ka bërë. Ishalla ia çel rrugët Zoti. E ruajt Zoti. Ishalla është gjithë e lumtur. Nuk dua të kem punë me të”.

Deklarata e tij erdhi vetëm pak ditë para shpalljes së fituesit të këtij edicioni, duke shtuar edhe më shumë intensitetin emocional në prag të finales.

Related posts

Xhuli shkon në mbrëmje të maturës, ky është djali që zgjodhi si partner nga 300 kandidatët

dardanianews

Flaka Krelani del krejt e zbuluar, pa të brendshme

dardanianews

Lushtaku, shef i Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, ishte tërhequr nga gara për kryetar në zgjedhjet e kaluara, pas paraqitjes së kandidaturës së Bekim Jasharit. Por, mes Lushtakut e Jasharit ka pasur disa përplasje, që prej zgjedhjes së këtij të fundit në krye të Komunës së Skenderajt.

dardanianews