November 1, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Gjuha fyese ndaj Malit, Violetë Kukaj i drejtohet me një letër produksionit

Këngëtarja e njohur Violetë Kukaj, përmes një reagimi zyrtar i është drejtuar produksionit të Big Brother VIP Albania me një kërkesë të prerë.

Shkak është bërë gjuha e përdorur nga banori Rogert Sterkaj ndaj djalit të saj, Malit, ku ky i fundit është fyer rëndë me deklarata që prekin identitetin dhe gjakun e tij.

 

 

Denoncimi i bullizmit dhe dhunës psikologjike

Në letrën e hapur drejtuar Top Channel, këngëtarja shpreh shqetësimin e thellë për bullizmin dhe gjuhën denigruese që po ushtrohet ndaj Malit. Sipas tyre, sulmet që prekin familjen, traumat personale dhe identitetin nuk mund të konsiderohen pjesë e lojës apo debatit, por janë dhunë e pastër psikologjike që cenon integritetin njerëzor.

 

 

Letra e Violetës

“Nuk ke gjak shqiptari” – Deklarata që ndezi debat

 

 

Reagimi vjen pas një përplasjeje brenda shtëpisë, ku Rogerti i është drejtuar Malit me fjalët se “nuk ka gjak shqiptari”. Kjo deklaratë është cilësuar nga familjarët dhe fansat si një fyerje e rëndë kombëtare dhe personale, duke e bërë situatën të papranueshme për normat shoqërore dhe rregullat e formatit.

Kërkesa për përjashtim të menjëhershëm

Familja e Malit i bën thirrje produksionit të marrë masa urgjente dhe të mbajë përgjegjësi për sigurimin e një ambienti pa dhunë. Ata kërkojnë zyrtarisht përjashtimin e Rogert Sterkaj nga gara, duke argumentuar se heshtja ndaj veprimeve të tilla vetëm sa e normalizon dhunën dhe bullizmin në ekranet televizive.

Related posts

Egli Tako e ‘djeg’ rrjetin – shfaqet super seksi me fustan të shkurtër! 🔥🔥👇

dardanianews

Edona James: Jam paguar deri në 60 mijë euro si eskortë, tani kam dy burra që paguajnë shpenzimet e mia

dardanianews

Kaderi ia tërheq vërejtjen Robert Berishës, ja bënë me gisht dhe kjo është arsyeja (VIDEO)

dardanianews