17.3 C
New York
September 7, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Gjuhet me miell nga PSD-ja ministri Murati

Aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë gjuajtur me miell ministrin e Financave Hekuran Murati, të shtunën pasdite.

Në një video të publikuar nga kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, shihet se si disa aktivistë të kësaj partie i gjuajnë miell ministrit. Në video Murati shihet se nuk ka reaguar.

“Aksion simbolik për punëtorët. Nuk mund të normalizohet lufta e paprecedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj aksion, ndërhyrje, rezistencë”, thuhet në përshkrimin e videos së Molliqajt.

PSD-ja po e akuzon Muratin për qëndrimet e tij të fundit rreth grevave. Ministria e Financave ua ka ndaluar pagat sektorit publik pasi sindikatat hynë në grevë nga 25 gushti. Kjo ministri ka kërkuar nga komunat të dorëzojnë lista me emrat e punëtorëve që kanë hyrë në grevë për t’ua ndaluar mëditjet kur s’kanë punuar. Megjithatë, komunat s’i kanë dorëzuar listat. Murati u shpreh të shtunën se “për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike” do të procedohet me pagesa, por paralajmëroi masa ndaj zyrtarëve që bllokuan listat.

Sindikatat e sektorit publik po kërkojnë nga 100 euro shtesë çdo muaj deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave. Qeveria të shtunën vendosi t’ua ndajë nga 50 euro për muaj, me fillim prej shtatorit, në kuadër të “pakos për përballje me inflacionin”.

Related posts

Shtyhet finalja: ‘Big Brother’ do të zgjasë më shumë nga ç’mendoni

dardanianews

Haki Abazi nuk përmbahet: E quan Isa Mustafën komunist parazit dhe e krahason me Rrahman Morinën

dardanianews

Koronavirusi, çfarë ndodh me trupin kur sëmuremi? Mjeku publikon mushkëritë e një 28-vjeçari të mbushura me infeksion

dardanianews