-6.4 C
New York
January 22, 2022
DardaniaNews
Featured Lajme

Berisha: Furnizova me naftë Millosheviçin sepse penalizohej Kosova, ngeleshin tokat pa punuar

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka ndrshuar versionin për heqjen e embargos së naftës ndaj Serbisë. Ai tha se e mori këtë vendim sepse penalizonte Kosovën dhe pothuajse fare Beogradin. Berisha u shpreh në RTK Prime se kjo bëri që toka në Kosovë të mbetej pa punuar pas shpenzimi ishte më i madh se fitimet nga prodhimet e saj. Më herët gjatë një interviste me Sokol Ballën ka thënë se smund ta linte Kosovën pa ngrohje.

“E vërteta është që qeveria shqiptare e Berishës ishte e vetmja që kërkonte heqjen e embargos sepse penalizonte Kosovën dhe pothuajse fare Beogradin. Naftën e kontrollonte Beogradin. Naftën e merrte nga Danubi. Në Kosovë 40-50% e tokës mbeti dierr. Nuk e punonin më. Sepse shkoi çmimi i punimit më i lartë se fitimi nga prodhimet. Të gjithë krizën e naftës e përjetonte Kosova. Nuk desha që kjo krizë e naftës të binte mbi Kosovën. Kosova kishte tokë pjellore. Unë kërkoja publikisht heqjen e Embargos. Raportet e OKB tregojnë se 96% të naftës Serbia e merrte nga Danubi. Për të zbatuar ligjin ndërkombëtar. Sali Berisha ka bërë gjithçka.

A kishte shkelje, natyrisht që po. Zonat kufitare tregtonin naftë me mushka dhe gomarë. A mund të urdhëroja unë zonat kufitare të vrisnin një person për një bidon naftë. Nuk mund të pranoj unë që të qëllohet për një bidon naftë. Nuk ka qenë vetëm këto. Nëse shkelje e embargos quhet transportimi i naftës me mushka dhe gomarë, ky është slogan i enveristëve, deklaroi Berisha.

Related posts

Toka s’gjen qetësi! Regjistrohen lëkundje tërmeti në Tiranë e Durrës

dardanianews

Vetëm 9 raste të reja me koronavirus në Kosovë — u testuan 225 mostra

dardanianews

Deklarata e rrallë e Fehmi Lladrovcit për BBC-në: Do të ishte nder i madh, të vdes për Kosovën

dardanianews