7.4 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Gjukanoviq: Qëllimi i ‘Ballkanit të Hapur’ është zhdukja e Kosovës, Abazoviqi ia bëri një dhuratë Serbisë, do të gjykohet

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se kryeministri Dritan Abazoviq “do të gjykohet nga votuesit, gjykatat dhe historia” nëse ai ndjek një politikë që është kundër interesave të Malit të Zi.

Gjukanoviq ka thënë për portalin “Vojvodina Autonomija” se Malit të Zi i është dhënë mundësia për të përparuar në procesin e negociatave me Bashkimin Europian dhe ka shtuar se ky shans është edhe një rrugë drejt anëtarësimit në BE, shkruan Al Jazeera Balkans.

Është logjike që Mali i Zi të jetë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së, sepse në rrjedhën aktuale të negociatave është shumë më përpara se të gjitha vendet kandidate. Përveç kësaj, nuk ka dyshime gjeopolitike, sepse ka harmonizuar politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në për disa vite”, tha Gjukanoviq.

Ai foli edhe për marrëveshjen që Abazoviq e nënshrkoi me Kishën Serbe, duke thënë se Serbia “mori një dhuratë nga ëndrrat e tyre historike” nga kryeministri i Malit të Zi, përcjell Gazeta Express.

Cilido qoftë motivi për këtë, asnjë organ shtetëror apo individ nuk do ta mund të shmangë përgjegjësinë historike”, tha Gjukanoviq.

“Dhe më lejoni ta përsëris – Qeveria e Malit të Zi po përpiqet të legjitimojë gjithë këtë shkatërrim të Malit të Zi”, shtoi presidenti malazez.

Gjukanoviq e cilësoi projektin e “Ballkanit të Hapur” si “shumë konstrovers”, sepse tha se është skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Europian.

“Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE”, tha ai.

“Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Europë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimeve të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, kësaj radhe ‘bota serbe’. Dhe kjo vazhdon automatikisht me të njëjtët zullumqarë të shtetit të madh”, tha Gjukanoviq.

Ai vlerësoi se qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe një gjenocid tjetër”, përcjell Express.

I pyetur për të komentuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili pas vizitës së tij në Beograd deklaroi se me atë “vizitë historike” arriti t’i “rivendos” marrëdhëniet mes dy vendeve, Gjukanoviq pyeti “nëse një vizitë mund t’i rivendosë marrëdhëniet e kontaminuara për gati dy shekuj”.

Ai tha se Serbia ka pasur një rol hegjemonik në Ballkanin Perëndimor për dy shekuj.

Related posts

“Putini po humbet kontrollin e tij në pushtet dhe zyrtarët e lartë të sigurisë ruse mendojnë se lufta në Ukrainë është ‘e humbur’”

dardanianews

Në këtë ndeshje të Kosovës planifikohej vrasja e Thaçit në vitin 2014

dardanianews

Shpërthim i madh në Institutin Ushtarak Rus, dyshohet për viktima (VIDEO)

dardanianews