21.7 C
New York
August 23, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese vendos që përfaqësuesit e popullit në Kuvend vendosin për qeverinë e ardhshme

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.

Presidenti Thaçi mandatoi më 30 prill Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të formuar një qeveri të re dhe Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë kushtetutshmërinë e veprimit të presidentit.

Të gjitha partitë politike përveç Vetëvendosjes kanë kërkuar formimin e një qeverie të re ndërsa kanë theksuar se do të pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje ndërkaq kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje, ndërsa kryetari i saj, Albin Kurti, ka thënë se kjo parti do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përderisa një gjë e tillë do të jetë interpretim i Kushtetutës.

Para vendimit të Kushtetueses, veprimtarë të VV’së organizuan të enjten pasdite në sheshet qendrore të Prishtinë një, siç thanë ata, provë proteste, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Rivalët politikë thanë se protesta është trysni mbi gjykatën, por kjo u hodh poshtë nga Vetëvendosje.

 

Related posts

Hulumtimi për përdhunimet gjatë luftës në ndërtesën e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik, Gazeta Reporteri sonte publikon pjesën e parë

dardanianews

Gjenden një pjesë e mostrave të Astrit Deharit

dardanianews

Kina po shërohet, vetëm tetë raste të reja, Italia vazhdon të jetë “e kuqe”

dardanianews