February 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Gjykata Themelore anulon vendimin e ZRRE-së për pagimin e rrymës të katër komunave veriore

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka anuluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji që të paguhet rryma e katër komunave në veri për periudhën kohore 2012-2017, pas ankesës së Avokatit të Popullit.

Për Sinjalin, këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Anulohet si i kundërligjshëm vendimi i të paditurit, Zyra e Rregullatorit për Energji në Prishtinë, nr.V_399_2012 i dt.06.02.2021 dhe detyrohet i padituri, Zyra e Rregullatorit për Energji në Prishtinë, që të ndërmarr veprime që e obligojnë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë Sh.A (KEDS) në Prishtinë, që të bëjë kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, dhe atë që për periudhën kohore dt.06.02.2012 e deri më dt.20.10.2017, në vlerën prej 40.855.480 milionë euro. Të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës”, thuhet në vendim. /GazetaSinjali/

Related posts

Cunam! Cunam! Cunam!’/ Berisha poston foto nga pjesëmarrja masive

dardanianews

Naser Rugova i reagon Isa Mustafës: Ne do të ecim përpara pa ju

dardanianews

Radhë të gjata të personave mbi 65 vjeç për të marrë vaksinën anti-Covid-19

dardanianews