Gresa Hoti, pjesëmarrësja në edicionin e parë të “Big Brother VIP Kosova”, ka bërë të ditur se nuk është më beqare.
Lajmi erdhi si përgjigje e një pyetjeje nga ndjekësit gjatë një sesioni pyetësor në rrjetet sociale, ku Hoti lejoi fansat të bëjnë pyetje të lira.
Je single?” ishte pyetja që iu drejtua Gresës, teksa ajo pa ngurrim u përgjigj, “Jo valla sjom”.
Kjo deklaratë vjen si konfirmim zyrtar nga Gresa, pas ndarjes nga i dashuri i mëparshëm, Andi, e cila u pasqyrua si një ngjarje e bujshme në media.
Gresa nuk hezitoi të ndajë informata nga jeta private, duke njoftuar se është në një lidhje të re dhe e dashuruar. /Telegrafi/