Gani Gërmia e Brikena në lidhje dashurie? Dyshja bëjnë lëmsh rrjetin me postimet e tyre

Brikena e Gani Gërmia u përfolën shumë pas deklaratës së opinionistet së “BBVK”, Anita Haradinaj, drejt këtij të fundit.

“A e ke parë veten në pasqyrë”, ishte fjalia e cila bëri bujë të madhe, shkruan lajmi.net.

E pas largimit nga “BBVK”, Gania kishte hyrë ‘live’ në ‘TikTok’, ku ishte shfaqur me Brikenën.

Duket se shoqëria e tyre po vazhdon ende, por nuk dihet nëse raporti i tyre ka shkuar edhe më tutje.

Së fundi dyshja kanë habitur me një storje të njëjtë të publkuar në profilet e tyre të ‘Instagramit’.

Dyshja shihet të jenë në një darkë, e cila duket goxha romantike.

Se a ka diçka mes dyshes apo, kjo është vetëm një strategji për vëmendje, mbetet ta shohim në vazhdim./Lajmi.net/