22.3 C
New York
June 6, 2026
DardaniaNews
Lajme

“Gru e keqe, ke mbetë pa u martu” – Deputeti i VV-së godet rëndë Çitakun e PDK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, përdori gjuhë denigruese ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përgjatë seancës për energjinë elektrike.Teksa kritikohej për deklaratën që dha, duke uruar që ish-presidenti Hashim Thaçi të dënohet në Hagë sikurse Naim Murseli me burgim të përjetshëm, iu drejtua me gjuhë denigruese deputetes Çitaku.“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, dëgjohet duke i thënë Çitakut, derisa kjo e fundit dëgjohet tek i thotë “Mos ashtu”.I njëjti deputet dje, përdori fjale te renda drejtuar ish-presidentit të Kosovës Hashi Thaçi i cili ndodhet në Hagë.Ai ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi, gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës.Geci tha se Thaçin do ta ndjek fati i Naim Murselit, i cili u dënua sot me burgim të përjetshëm.“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, deklaroi Geci mes të tjerash.

Related posts

Ish-gjenerali rus, që ishte munduar ta ndalte hyrjen e NATO-s në Kosovë, paralajmëron Putinin

dardanianews

Covid-19/ Mjeku Pipero: Java tjetër shesh pushim, më pas nis rënia e kurbës

dardanianews

Kështu duket nga brenda valixhja bërthamore e Rusisë

dardanianews