Bruce Saunders u vra kur trupi i tij u fut në prerësen e drurit teksa krasiste pemët, ndërsa ish-e dashura e tij Sharon Graham, 62 vjeçe, tentoi ta kalonte vdekjen e tij si “një aksident i tmerrshëm”.
Një grua në Australi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurit të saj që e kishte futur në makinerinë e prerjes së drurit, teksa ai punonte me krasitjen e pemëve.
Sharon Graham tentoi të bënte të dukej vdekjen e Bruce Saunders si një aksident i tmerrshëm, por hetuesit zbuluan se vrasja kishte qenë një plan i vjetër i saj për të përfituar shtëpinë e tij dhe sigurimin e jetës.
Bruce vdiq pasi ishte shtyrë në makinerinë e fuqishme të përpunimit të drurit jashtë shtëpisë së tij në Queensland, Australi në nëntor, 2017. Dje pas dhënies së dënimit ndaj Graham familjarët e të ndjerit lëshuan brohorima gëzimi.
Në gjykatën e Brisbane u tha sesi Saunders ishte duke pastruar bimësinë bashkë me Gregory Roser e Peter Koenig – dy burra me të cilët Sharon Graham kishte lidhje romantike.
Por ai ishte goditur në kokë me një levë hekuri dhe më pas i shtyre brenda makinerisë prerëse.
Duke tentuar ta bënin të dukej një aksident, vrasësit kishin lënë jashtë vetëm këmbët e Saunder. Ndërsa një ditë më vonë Graham diskutonte me bashkëpunëtorët e vrasjes sesi do të shpenzonte paratë që shpresonte të merrte nga komploti, dhe sesi e kishte tradhtuar atë kur ishin së bashku.
Graham raportohej se ishte përfshirë në trashëgiminë e të ndjerit, dhe gjithashtu shpresonte të përfitonte $830,000 dollarë australianë (560 000$) nga sigurimi shëndetit.
I biri i viktimës Blake Saunders, tregoi se Graham kishte kërkuar të mbante një pjesë të hirit të tij duke u hequr se ishte e tronditur nga dhimbja. Ai tha: “Kjo ishte e gjitha pjesë e planit tënd për të bërë të duket se po mbaje zi, por ti vetëm po fshihje fajësinë tënde”.
Gjykatësi Martin Burns tha se Graham e konsideronte Bruce vetëm si një “pengesë e padëshiruar” si dhe një “burim të ardhurash”, teksa shtonte: “Nuk ka fjalë për të të përshkruar ty, megjithëse tentove të përshkruash pendesën tënde me elokuencë. Nga observimet e mia, ke shfaqur një psikopati të rrënjosur thellë. Prandaj kurdo që autoritetet të mendojnë të të lirojnë, duhet të marrin në konsideratë këtë observim.”