23.9 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
EkonomiFeaturedLajme nga Bota

Gruri më lirë se para luftës, ndikoi marrëveshja për daljen ngarkesës nga Ukraina

Sot në tregun botëror gruri kushton më pak e kur nisi lufta në Ukrainë në 24 shkurt.

Ky është efekti marrëveshjes që lejoi daljen e grurit ukrainas nga porti i Odesës. Gjatë orëve të fundit nga ky port në Ukrainë u nis një anije tjetër plot me drithëra.

Daljen e grurit nga Ukraina e përshëndeti dhe papa i cili e quajti një shenjë të mirë drejt paqes.

Organizata Botërore e Ushqimit njofton se gjatë muajit korrik kanë rënë çmimet e ushqimeve në të gjithë botën.

Shenjë që largon parashikimin negativ të OKB-së që njoftonte një krizë urie në disa vende të botës.

Në bursën e Çikagos në 20 shkurt një njësi grurë kushtonte 875 dollarë ndërsa në 7 mars kapi kuotën e 1400 dollarëve ndërsa sot po shitet për 776 dollarë 99 dollarë më pak se kur nisi lufta.

Sipas Organizatës Botërore të Ushqimit në muajin korrik çmimi i grurit ka rënë më 14.5 %.

Këto çmime priten të reflektohen edhe në produktet e tjera ushqimore në të gjithë globin. Top Channel

Related posts

Ushtria ukrainase vret dy grekë, dy të tjerë plagosen rëndë

dardanianews

Problem global me internetin, qindra uebfaqe në mbarë botën jashtë funksionit

dardanianews

Vrasja në Pejë e dy zyrtarëve të lartë të PDK-së, krejt çka dihet deri më tash

dardanianews