22 C
New York
March 10, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Gurbetqari 33-vjeçar dyshohet se humbi jetën pasi u hodh nga ura në Ujman – nuk është gjetur ende

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në liqenin e Ujmanit, ku një person rreth moshës 33-vjeçare dyshohet se është hedhur nga ura dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Sipas burimeve të para të Sinjalit, bëhet fjalë për një gurbetqar i cili ndodhej në Kosovë.

Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitë emergjente, policia si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit me barka.

Operacioni për gjetjen e trupit po vazhdon, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejmë.

Sinjali mëson se personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.

I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.

Related posts

Fjalët prekëse të bashkëshortit gruaja e të cilit vdiq sot nga koronavirusi në QKUK

dardanianews

Lavrov thërret në telefon Dodikun, ja për çfarë u bisedua

dardanianews

“Këtë e ka ditur vetëm Skënder Hyseni”, shefi i truprojave tregon detaje rrëqethëse për atentatin ndaj Rugovës – ja çfarë e shpëtoi

dardanianews