14.6 C
New York
September 28, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Gurbetqari 33-vjeçar dyshohet se humbi jetën pasi u hodh nga ura në Ujman – nuk është gjetur ende

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në liqenin e Ujmanit, ku një person rreth moshës 33-vjeçare dyshohet se është hedhur nga ura dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Sipas burimeve të para të Sinjalit, bëhet fjalë për një gurbetqar i cili ndodhej në Kosovë.

Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitë emergjente, policia si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit me barka.

Operacioni për gjetjen e trupit po vazhdon, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejmë.

Sinjali mëson se personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.

I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.

Related posts

Urime ditëlindjen e 14-të Kosovë, të dua shumë”, Rita Ora e Dua Lipa urojnë Ditën e Pavarësisë

dardanianews

Dritat misterioze mbi bazën ushtarake nxisin debate për UFO dhe zhdukjen e një shkencëtari

dardanianews

Mihrije Braha dhe Naim Abazi puthen në “Top Arena”, rrëfejnë të pathënat e martesës: Më xheloz…

dardanianews