January 22, 2026
DardaniaNews
Sport

Hansi Flick: jam i lodhur do iki në fund të sezonit

E bujshme nga Spanja, ku gazeta “ABC” raporton se trajneri Hansi Flick i ka komunikuar stafit të tij se mendon të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, me pretekstin se ndihet i lodhur dhe i zhgënjyer me ambientin në skuadër dhe konkretisht me disa lojtarë në veçanti. Sipas “ABC” nuk janë rezultatet ato që shqetësojnë Flick, por sjellja e lojtarëve, shpërqëndrimi, interesat individualë mbi ato kolektivë, tema që trajneri 🇩🇪 i ka diskutuar prej muajsh me stafin e tij, por e ka të pamundur të ndryshojë mentalitetin në klubin 🔵🔴 Një ndër emrat në veçanti thuhet se është Yamal, i cili ka privilegje nga klubi, mungon në seanca stërvitore për t’u shfaqur në eventet mediatike që i kërkohen, duke sjellë përplasje me stafin teknik. Këtu përmendet një udhëtim i tij për qëllime marketingu në Milano, menjëherë pas humbjes në El Clasico, kur e gjithë skuadra stërvitej.

Nga Barcelona nuk ka ende asnjë koment, ndërkohë lajmi i “ABC.es” është përhapur në të gjitha mediat spanjolle e më gjerë.

Related posts

“Po ‘digjem’”- Dalin bisedat e ‘nxehta’ mes Yamal dhe aktores së filmave për të rritur

dardanianews

Ronaldo nuk përmbahet, e kap në të pasme Georginën

dardanianews

Boksieri shqiptar Astrit Sejdi ka rrahur djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic.

dardanianews