30.9 C
New York
June 22, 2025
DardaniaNews
LajmeSport

Trajneri i Serbisë takon shqiptarin e Kosovës-Ja çfarë i kujtoi ai pak para ndeshjes

Para plot 41 vitesh, Dragan Stojkoviq, tashmë trajner i kombëtares së Serbisë, ndodhej në shërbim ushtarak në Prishtinë, si pjesë e obligimeve të ish-Jugosllavisë. Në atë kohë, askush nuk do ta kishte imagjinuar se fati do ta rikthente pas kaq shumë dekadash në një takim aq të veçantë.

Gjatë një konference për shtyp në Tiranë, Stojkoviq u përball me një fytyrë të njohur nga e kaluara — përkthyesi në sallë ishte pikërisht shqiptari nga Kosova, Pleurat Himaduna, me të cilin ai ishte takuar në Prishtinë në vitin 1984.

Media serbe “Blic” shkruan se në atë kohë, Himaduna ishte producent televiziv në TV Prishtina, ndërsa Stojkoviq i ri po kryente shërbimin ushtarak.

“Saktësisht 41 vjet kanë kaluar që atëherë”, shkruan Blic.

“Thirrja për ushtri nuk ishte e pazakontë në atë kohë, ishte diçka normale. Në Prishtinë pata mbështetje nga eprorët dhe njerëzit që drejtonin gjithçka, ndaj edhe u vendos që të qëndroja atje,” është shprehur Himaduna.

Ky moment i papritur u kthye në një kujtim të ngrohtë për të dy, duke dëshmuar se si historia ndonjëherë ndërthuret në mënyra të papritura dhe prekëse.

Related posts

Vjen lajmi i madh: Në Kosovë do të hapen shkollat, çerdhet e kufijtë

dardanianews

Mbrojti Bregoviçin, revoltohet Mustafa Nano: Jeni talebanë !

dardanianews

Policia konfirmon vetvrasjen e Lulzim Kryeziut, u gjet i varur në villën e tij në Mleqan të Malishevës

dardanianews