Mbetet e paqartë se si Rusia mund t’i sjellë Rumaninë dhe Poloninë “në anën e saj”, duke pasur parasysh se të dyja vendet janë anëtare të aleancës së NATO-s, e cila ka një qëndrim të qartë kur bëhet fjalë për pushtimin.

Meqë ra fjala, ky nuk është kërcënimi i parë i tillë nga Medvedev, i cili pak ditë më parë tha se Ukraina mund të zhduket nga harta botërore si pasojë e zhvillimeve të ngjarjeve.

“Pas grushtit të shtetit në 2014, Ukraina humbi pavarësinë e saj dhe ra nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Perëndimit koket dhe filloi të besonte se NATO do të garantonte sigurinë e saj. Si rezultat i të gjitha ngjarjeve aktuale, Ukraina mund të humbasë atë që ka mbetur nga sovraniteti i saj shtetëror dhe të zhduket nga harta botërore”, ka shkruar aleati i Vladimir Putinit, Medvedev. /Telegrafi/