19.3 C
New York
October 1, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Heidi Baci rikthehet në Shqipëri, i besohet moderimi i “Big Brother VIP Fan Club

Heidi Baci, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP 3” do të rikthehet sërish në Shqipëri. Shkak i rikthimit do të jetë puna si moderatore në “Big Brother VIP Fan Club”.

Pak kohë më parë Heidi njoftoi se do të largohej nga emisioni “Goca dhe Gra” për t’iu përkushtuar më shumë vetes në një periudhë jo shumë komode për të.

Ajo sqaroi se arsyet e largimit ishin personale dhe se kërkonte të rigjente veten. Tashmë mesa duket kjo periudhë e keqe për të i përket së shkuarës.

Deri më tani është konfirmuar fakti se Big Brother Albania VIP 4 do të nisë më 21 dhjetor. Megjithatë lista e banorëve pjesëmarrës të këtij viti nuk është bërë ende zyrtare nga Top Channel.

Megjithatë, këto janë disa nga emrat që po përflitet se do jenë pjesë e BBVA4: këngëtarja e njohur Anila Mimani, aktori i “Portokallisë” Akil Varfi si dhe ish-bashkëshortja e Ledri Vulës, influencerja Sara Hoxha. Gjithashtu një emër që tashmë dihet është ai i futbollistit shqiptar Eros Grezda.

Related posts

Eglin dhe Gjestin po i lidh ky detaj i përbashkët

dardanianews

“Kush është ky”, Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

dardanianews

“U fikën dritat dhe Gjesti më kërkoi”, Egli ‘shokon’ tregon se çfarë i tha Gjesti n’terr

dardanianews