February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Hoxha i largoi fotografitë e Skënderbeut dhe të Rugovës, Latifi e krahason me policët e Milosheviqit dhe paramilitarët e Arkanit

Një hoxhë në fshatin Karaqevë të komunës së Kamenicës i ka hequr nga muri fotografitë e heroit kombëtarë Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, dhe të presidentit historik Ibrahim Rugovës nga një e pame.

Për këtë ka reaguar, Blerim Latifi përmes një postimi në Facebook.

Ai këtë veprim të hoxhës ka krahasuar me aktet e tilla që janë bërë paraluftës në Kosovë nga policët e Milosheviqit dhe paramilitarët e Arkanit.

Një hoxhë në Karaqevë i paska hequr fotografitë e Skënderbeut, Ibrahim Rugovës e figurave tjera kombëtare nga muri i një objekti ku qenka duke u mbajtur një e pame.

  1. Para luftës këto fotografi na i hiqnin policët e Milosheviqit dhe paramilitarët e Arkanit, e pas luftës hoxhallarët vahabistë. Kohët janë të ndryshme, heqësit e fotografive kanë emra të ndryshëm, por qëllimi mbetet i njëjtë: të luftohet identiteti kombëtar i shqiptarëve. Dhe ai që e quajmë Shteti i Kosovës mbyllë sytë dhe veshët.

Related posts

Mësuesja e parë i shkruan Lionel Mesit: Nuk jam mirë, dua të përqafoj para se të ndërroj jetë

dardanianews

Lajmi i fundit: Zelensky dhe Putin po diskutojnë për vendin dhe kohën për zhvillimin e bisedimeve

dardanianews

Ja deri në sa ora do të mund të punojnë furrat, barnatoret dhe marketet

dardanianews