November 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Hoxha i largoi fotografitë e Skënderbeut dhe të Rugovës, Latifi e krahason me policët e Milosheviqit dhe paramilitarët e Arkanit

Një hoxhë në fshatin Karaqevë të komunës së Kamenicës i ka hequr nga muri fotografitë e heroit kombëtarë Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, dhe të presidentit historik Ibrahim Rugovës nga një e pame.

Për këtë ka reaguar, Blerim Latifi përmes një postimi në Facebook.

Ai këtë veprim të hoxhës ka krahasuar me aktet e tilla që janë bërë paraluftës në Kosovë nga policët e Milosheviqit dhe paramilitarët e Arkanit.

Një hoxhë në Karaqevë i paska hequr fotografitë e Skënderbeut, Ibrahim Rugovës e figurave tjera kombëtare nga muri i një objekti ku qenka duke u mbajtur një e pame.

  1. Para luftës këto fotografi na i hiqnin policët e Milosheviqit dhe paramilitarët e Arkanit, e pas luftës hoxhallarët vahabistë. Kohët janë të ndryshme, heqësit e fotografive kanë emra të ndryshëm, por qëllimi mbetet i njëjtë: të luftohet identiteti kombëtar i shqiptarëve. Dhe ai që e quajmë Shteti i Kosovës mbyllë sytë dhe veshët.

Related posts

Antimateria – pasuria kozmike që mund të ndezë anijet e së ardhmes.

dardanianews

Tragjedi para dasmës, fëmija mbytet në pishinë pasi çifti po bënte përgatitjet e fundit

dardanianews

Skandaloze: Prifti serb heq flamurin shqiptar që ndodhet në Koshare që nga viti 1999

dardanianews