0.8 C
New York
February 10, 2026
DardaniaNews
Moti

I ftohti polar prek Mesdheun, reshje shiu dhe ulje temperaturash edhe në Shqipëri

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Në pjesën më të madhe të territorit priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar që në orët e para të 24-orëshit, ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë.

Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe lartësitë mbi 1500 metër në verilindje reshje të dobëta dëbore.

Ndërkohë që ka një ulje të temperaturave në të gjithë territorin me disa gradë.

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, si ndryshon moti gjatë ditës

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, si ndryshon moti gjatë ditës

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Related posts

U paralajmërua për acar dhe temperatura deri në -20 gradë për fundvit në Kosovë, reagon IHMK

dardanianews

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

dardanianews

Temperatura të larta në javën e dytë të korrikut, IKSHPK tregon se si duhet mbrojtur nga të nxehtit

dardanianews