17.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
Moti

Vera merr fund: Në fundjavë intensifikim i reshjeve dhe ulje e theksueshme e temperaturave deri në 12°C

Nga e premtja pritet shtim i vranësirave dhe herë pas here rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Rënia e temperaturave do të jetë më e theksuar në fundjavë, duke i dhënë fund të nxehtit rekord që ka përfshirë vendin prej muajsh.

Të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje më intensive, duke sjellë ditë tipike vjeshtore.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here mund të jetë e fuqishme në fundjavë, me shpejtësi prej 15 deri 40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale nga 12 deri në 30°C. Vlerat më të larta pritet të mbeten deri të enjten, me ulje graduale, ndërsa rënia më e ndjeshme do të ndodhë nga e premtja e sidomos gjatë fundjavës. /MeteoKosova/

Related posts

Parashikohet ndryshime drastike të motit në Kosovë, paralajmërohet për reshje të borës

dardanianews

Mot befasues pritet të jetë në ditët në vijim!

dardanianews

Masa të ftohta ajrore me origjinë polare, reshje bore gati në gjithë Kosovën

dardanianews