15.9 C
New York
May 26, 2026
DardaniaNews
Moti

I nxehti evropian prek Kosovën, por jo për shumë gjatë…

Të hënën, dita u karakterizua me diell dhe vranësira, si dhe me ngritje të temperaturave.

I nxehti përvëlues që ka përfshirë Evropën Perëndimore ka filluar paksa të ketë ndikim edhe tek ne, duke sjellë temperaturat më të larta deri më tani për këtë vit, të cilat do të arrijnë deri në 32°C. Mirëpo, kjo gjendje nuk do të jetë afatgjate, për shkak të depërtimit të një mase të ftohtë dhe të lagësht që pritet të arrijë të enjten.Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasdites në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar.Edhe të mërkurën do të vijojë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasdites në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar.Të enjten, siç u tha më lart, do të kemi depërtimin e masave të ftohta dhe të lagështa që vijnë nga veriu i kontinentit, me ç’rast pritet shtim i vranësirave dhe reshje lokale shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve dhe breshërit, sidomos gjatë orëve të pasdites, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Temperaturat do të pësojnë ulje për disa gradë.Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por më i freskët për shkak të masave më të ftohta.Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me ngritje graduale të temperaturave.

Related posts

Borë e shi, parashikimi i motit për këtë javë

dardanianews

Nuk keni parë gjë akoma, java që vjen pritet ta pjekë Ballkanin

dardanianews

Reshje shiu, IHMK: Në disa zona priten vërshime të shpejta

dardanianews