24.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Ilnisa Agolli rrëfen lidhjen me Meritonin: Ishte një çast dobësie që s’do e përsërisja

Në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania, emri i Ilnisa Agollit u shndërrua në një nga më të përfolurit e spektaklit. Gazetarja dhe prezantuesja, e njohur për fjalorin e pasur dhe mendimet pa filtra, brenda pak muajsh u kthye në fenomen televiziv, duke ndarë publikun mes atyre që e duartrokitën dhe atyre që e kritikuan ashpër.

Megjithatë, Ilnisa nuk u komentua vetëm për rrugëtimin e saj në lojë. Brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo përjetoi një histori dashurie me prezantuesin Meriton Mjekiqi – një romancë që pushtoi titujt e mediave dhe ndezi debatet në rrjete sociale.

Ndjenjat, ndonëse të sinqerta gjatë lojës, nuk arritën të mbijetojnë jashtë kamerave. Në një rrëfim të hapur, Ilnisa pranoi se krijimi i kësaj lidhjeje nuk ishte pjesë e planeve të saj, duke shtuar se nëse do ta ribënte, do të ishte më e kujdesshme.

“Ishte një çast i vështirë për mua, kisha njerëz kundër, askush nuk më kuptonte, ndieja që nuk më donin. Në një moment shumë të dobët timin, pashë një njeri që aty brenda mund të ketë qenë i vërtetë, por realiteti ta zbardh ndryshe historinë. Në terren nuk funksionoi. U kënaqa për aq sa zgjati,”, tha ajo, duke lënë të kuptohet një pendesë për mënyrën si ndodhi gjithçka.

“Brenda asaj shtëpie humb filli i arsyes. Je me njerëz që nuk i zgjedh dot,”, shtoi Agolli, duke reflektuar mbi presionin dhe izolimin që krijon një realitet i tillë televiziv.

Sa i përket rrugëtimit të saj në Big Brother VIP, ajo theksoi se, nëse do të kishte një shans të dytë, do të ndiqte një strategji më të rafinuar: “Do të bëja një super skemë, do të ruaja balancat brenda formatit. Nëse do të më ndeshte rruga me njerëzit që shtiren, do të bëja të njëjtën zgjidhje,” tha ajo, duke mos e përjashtuar mundësinë e rikthimit në një edicion “all stars”.

Related posts

Habit Alma Bektashi: Tradhtinë e mora vesh nga portalet

dardanianews

Kjo është gruaja bukuroshe e “Tevides”, aktori ndan momente të rralla familjare

dardanianews

Ku po arratiset Alba Vukaj?

dardanianews