35.2 C
New York
June 23, 2025
DardaniaNews
Lajme

Irani “sulmoi” Shqipërinë duke paralizuar Bashkinë e Tiranës…(detajet)

Republika e Iranit ka “sulmuar” edhe Shqipërinë, jo me bomba, por me goditjen e sistemeve online të Bashkisë së Tiranës. “Lufta” kibernetike po zhvillohet në të njëjtën kohë me predhat dhe bombat në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik.

Burime nga Bashkia e Tiranës i thanë VoxNews se sistemet që kanë kushtuar miliona euro, për regjistrime apo edhe për vendosjen e gjobave, kanë rënë. Prej disa ditësh, Policia Bashkiake e Tiranës është paralizuar dhe nuk bën dot asnjë veprim në sistemet e saj.

Madje, punonjësit dhe inspektorët as nuk hedhin dot në sistem edhe ato gjoba që anë vendosur në Tiranë, duke krijuar një kaos.

Madje, edhe sistemet e tjera që transferojnë të dhënat nga Policia Bashkiake drejt aparatit qendror të bashkisë kanë rënë, ku mijëra të dhëna dhe dokumente janë tashmë në “dorë” të hakerave iranianë. Jo zyrtarisht ka informacione se sulmi ka ardhur nga Irani, madje këtë sulm ata e kanë publikuar edhe në kanalet në platformën “Telegram”.

Prej disa ditësh, hakerat iranianë kanë publikuar të dhëna sensitive për veprimet e Bashkisë së Tiranës. “Po, kishe të drejtë! Të gjitha aktivitetet u kryen nga Bashkia e Tiranës dhe ata sot po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi hequr faqen e tyre të internetit, kemi nxjerrë të dhënat e tyre dhe kemi fshirë serverat e tyre” thuhet në njërin njoftim.

Ndërkohë, më pas deklarojnë se “Bashkia e Tiranës është jashtë mundësive tani, shërbimet e qytetit janë ndërprerë”. Këto sulme, hakerat iranianë ia atribuojnë qëndrimit të shtetit shqiptar me strehimin e opozitës iraniane në Durrës. “Ju i njohët ata si refugjatë të ligjshëm dhe u dhatë lehtësira të tilla si letërnjoftime dhe pasaporta të falsifikuara. Situata aktuale është shkaktuar nga udhëheqësit e qeverisë shqiptare. Përshëndetje ndërprerjes së shërbimeve dhe trafikut të qytetit” vijojnë ata më tej

okal. Megjithëse AKSHI apo edhe vetë bashkitë shpenzojnë miliona euro për ti ngritur dhe mirëmbajtur sistemet, lehtësia në të cilën ato merren nga hakerat, ka zbuluar abuzime të mundshme të firmave që duhet t’i mirëmbajnë. Por, nëse ato kushtojnë miliona euro, si mund të hakerohen? Për më tepër, aq thjeshtë!

Duket se “lufta” e Shqipërisë me Iranin është te kibernetika, ku shpeshherë sistemet shtetërore kanë rënë. Fillimisht Policia e Shtetit, më pas Tatimet, Transporti Rrugor, Ministria e Brendshme e tani radha i erdhi Bashkisë së Tiranës.

Related posts

Publikohen pamje të rralla nga takimet e Ibrahim Rugovës me Adem Jasharin dhe Albin Kurtit

dardanianews

Nis seanca në Strasburg ku do të shqyrtohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

dardanianews

Ujësjellësi “Prishtina” Çkapet nga PDK, AAK e NISMA – kapet nga VV-JA

dardanianews