1 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
Lajme

Isa Mustafa publikon letrën e Mogerinit me zotimet e BE-së sa i përket asociacionit

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka bëtë të ditur se më 24 gusht të vitit 2015, një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore të Asociacionit,  nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini e kam pranuar letrën me këtë përmbajtje:
“Në kontekstin e diskutimit tonë për themelimin e Asociacioni/ Bashkësisë  së Komunave  me Shumicë Serbe, dua të konfirmoj se është kuptim i BE-së, se Asociaciono/Bashkësia – në harmoni  me Marrëveshjen   e  Parë dhe ligjet e Kosovës – nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive. BE, në ushtrimin e rolit të tij si fascilitator i dialogut Prishtinë-Beograd do të vazhdojë të monitorojë respektimin dhe implemenrimin nga të dy palët të Marrëveshjes së Parë dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialog”. , thuhet në letrën që e ka publikuar kreu i LDK-së,njofton Indeksonline.

Ai ka thënë se në diskutimin që e pati me z. Lajçak ia prezantova zotimin e BE-së që e kam marrë nga zonja Mogherini.

“Dua të theksoj se këtë letër nuk e kam bërë publike në kohën kur akuzohesha nga VV dhe partitë e tjera të opozitës për këtë marrëveshje, sepse ato akuza i kam konsideruar të pabaza dhe vetëm si një kauzë politike kundër Qeverisë që e drejtoja”, ka theksuar Isa Mustafa.

Bashkëngjitur letra e Përfaqësueses së lartë të BE-së, znj. Mogherini e cila në atë kohë ishte Nënkryetare e Komisionit Evropian dhe Ministre e Jashtme e BE-së.

 

 

Related posts

Rrëzohet avioni me 133 pasagjerë në bord

dardanianews

‘Zhdukja’ e ministrit të Jashtëm që shkaktoi trazirë, Sky News: Putini ishte i zemëruar me Lavrovin sepse e bëri të dukej i dobët

dardanianews

Qytetari has një bollë afër tre metra të gjatë në një lis në Gërmi (FOTO)

dardanianews