14.4 C
New York
May 5, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt i kundërpërgjigjet ashpër Xhafer Gashit: Gabim skandaloz, kjo është e vërteta…

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili së fundi u largua nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në njërën nga intervistat e tij ka deklaruar se heroi i kombit, Sali Çekaj nuk i takuar asnjë partie politike.

Kur është pyetur për krahun politik të Agim Ramadanit, të cilin e kishte shok të mirë gjatë luftës, ai ka thënë se Ramadani nuk i ka takuar asnjë krahu politik. Sipas tij, njëjtë ishte edhe Sali Çekaj.

“Është shumë e vërtetë. Agim Ramadani nuk i takoi asnjë grupimi politik. Kemi qëndruar shumë kohë bashkë edhe në kohës a kemi qenë në Zvicër. Agimi ka qenë poet e shkrimtar. Është marrë me veprime të ndryshme kulturore gjatë kohës atje. Agimi ishte i të gjithëve. Njëjtë ishte edhe Sali Çekaj”, u shpreh Gashi.

Por ndaj Gashit ka reaguar ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj. Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Tahiraj e ka quajtur gabim skandaloz deklaratën e Xhafer Gashit.

Image

Saim Tahiraj

FOTO GALERI

“Ky deklarim i Xhafer Gashit është një gabim skandaloz! Të thuash se Salih Çekaj nuk i ka takuar asnjë partie politike, do të thotë që ke mungesë informacioni deri ne injorancë të thellë, për tërë veprimtarin e tij, ose ke qëllim tendencioz për të zhdukur tërë veprimtarin politike që e zhvilloi në LDK! Në këtë rast uroj që të jetë e para, injoranca!”, thotë Tahiraj.

Sipas tij, Çekaj ka qenë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, deri në rënien heroike në Koshare.

“Që nga themelimi i LDK-së e gjerë në rënien e tij heroike në betejën e Koshares, Salih Çekaj me shumë përkushtim dhe me një idealizëm të fuqishëm zhvilloi aktivitetin politik në LDK, dhe përmes LDK-së në institucionet shtetërore që i formoi dhe fuqizoi LDK. Ai iu qëndroi besnik deri në vdekje idealëve dhe orientimit politik të LDK-së, të udhëhequr nga Presidenti Rugova”, shpërehet Tahiraj.

Më tej, ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj ka treguar aktivitetin që Çekaj e kishte zhvilluar në LDK.

“Fillimisht u angazhua në Deçan duke qenë kryetar i këshillit koordinues të partive politike, pastaj vazhdoi aktivitetin politik në degën e LDK-së në Gjermani, ku pati edhe funksione të rëndësishme, si anëtar i kryesisë, nënkryetar dhe sekretar i degës. Gjithashtu që nga viti 1991 u angazhua në kuadër të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës që i themeloi LDK, siç ishte MMRK. Çdo aktivitet politik dhe ushtarak, Sali Çekaj e bëri në koordinim të plotë me Presidentin Rugova, prof. Fehmi Aganin dhe figura tjera drejtuese të LDK-së”, tregon Tahiraj.

Për fund, Tahiraj thotë se Salih Çekaj ishte vetë LDK-ja.

“Të përpiqesh që Salih Çekajn ta paraqesish si personalitet jashtë LDK-së, është e njëjtë sikur ta ndash trupin e tij në dy pjesë, trupin pa gjymtyrë! Veprimtaria e Salih Çekajt mundë të shpjegohet vetëm si e tërë, trupi së bashku me gjymtyrët. Ajo nuk mundë të ndahet sepse secila pjesë është e lidhur fuqishëm me tërsinë, vetëm si e tillë mundë të studiohet, të trajtohet dhe të paraqitet para opinionit të gjerë. Çdo tendencë tjetër për ta paraqitur figurën madhore të Salih Çekut ndryshe nga siç ishte, do të deshtojë turpshëm! Salih Çekaj ishte vetë LDK-ja!”, përfundon për “Bota sot”, ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj.

Related posts

Kjo është ministrja e parë në Qeverinë e ardhshme të Kurtit?

dardanianews

71 TË SHËRUAR DHE 130 RASTE ME COVID-19!

dardanianews

Fjalët prekëse të bashkëshortit gruaja e të cilit vdiq sot nga koronavirusi në QKUK

dardanianews