3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt paralajmëron arrestime të reja nga Specialja, tregon cilat vizita duhet të hetohen

Zhvillimet e fundit që ka ndërmarrë Gjykata Speciale në Kosovë, ku dy ish deputetëve të PDK-së, Rrustem Mustafës dhe Nait Hasanit iu konfiskuan telefonat, po shihen si shenjë paralajmërimi se do të ketë arrestime të reja nga Specialja.

Së paku kështu po paralajmëron Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i heroit, Sali Çekaj.

Simbas pyetjes suaj e cila është bazuar në informacione të sakta, Gjykata Speciale po vepron paralel edhe në teren për të siguruar informacione dhe dëshmi të reja, të cilat mundë të kenë lidhje me aktakuzën në tërsi. Arrestimi i Rremit dhe konfoiskimi i telefonit të ti dhe konfiskimi i telefonit të Neit Hasanit janë dëshmi që vertetojnë këtë veprim të Gjykatës Speciale. Këto veprime të Gjykatës Speciale janë edhe një sinjal që paralajmrojnë,ndoshta edhe arrestime tjera. Të gjitha zhvillimet në Gjykatën Speciale, me shumë deshmitarë, shumica Shqiptarë të cilët përmendin edhe emra të ri, qojn drejt konstatimit të mundshëm se do ketë edhe arrestime të reja. Këto arrestime mundë të përfshin pjesën dërmuese të regjioneve të Kosovës dhe jasht saj,sepse vrasjet politike të paraluftës, të luftës dhe pasluftës ndodhën në shumë regjione. E tërë lufta e palës mbrojtëse është përqendruar te përgjegjësia e sistemit komandues, që nga i ashtuquajturi Shtabi kryesorë i UÇK-së të cilin po përpiqen ta shfajsojnë.Ata po përpiqen ta dëshmojnë se nuk ka pasur sistem vertikal të mirëfillt komanidmi dhe SHPUÇK-së ta lirojnë nga përgjegjësia e veprimeve të shtabeve regjionale apo duke i paraqitur si veprime individuale.Zhvillimet e ardhëshme në Gjykatën Soeciale, me dëshmitarë të tjerë, si të palës mbrojtëse dhe të prokurorisë,me arrestime tjera, me fakte dhe dëshmi tjera do e paraqesin epilogun drejt përfundimit. A do dëshmohet fajsia e SHPUÇK-së si hierarkia më e lartë komanduese,apo do dëshmohet se kjo fajsi do barte te komandantet e zonave dhe shtabet e tyre, mbetet të dëshmohet nga Gjykata Speciale. Vrasjet politike kan ndodhur, ato duhet të zbulohen se kush urdhëroj dhe kush i ekzekutoj këto krime makabre, sepse pa zbulimin e tyre nuk ka liri të plotë në Kosovë. Krahas zhvillimeve në Gjykatën Speciale, në Kosovë ndodhën veprime të quditshme të cilat ngrisin edhe shumë enigma tjera. E para pse duhet Shteti i varfër i Kosovës të ndajë nga buxheti shuma marramendëse për mbrojtjen e tyre?Ku në Buxhetin e Kosovës kontribojnë edhe familjarët e viktimave? Pse nuk priten deri sa të vërtetohet fajsia apo pafajsia e tyre? Nese vertetohet pafajsia e tyre atëhere të kompenzohen dëmet që ju ka sjellë kjo Gjykatë. Po sypozojmë se mundë të shpallën fajtorë, atëhere po i bie se shteti ynë po mbronë krimin. E dyta, shumë vizta të quditëshme ndodhën në Hagë: Vizita e ish presidentëve të Kosovës dhe Shqipërisë, duke përjashtuar Presidentin Sejdiu dhe Presidentën Jahjaga të cilët vepruan drejt dhe duhet vlersuar lartë veprimin e tyre. Vizita e krerëve të disa feve në Kosovë. E treta dhe më e quditëshmja është vizita e Isa Mustafës, Lutfi Hazirit dhe disa të tjerëve nga LDK. Mendoj që të gjitha këto vizita dhe disa të tjera janë enigmatike dhe duhet studiuar ( hetuar) veqë e veq. Secila ka arsyen dhe qëllimin e vet,që është mirë ta di opinjoni shqiptarë në Kosovë dhe më gjerë. Ta lëmë të qetë Gjykatën Speciale dhe mos të bëjmë presione të ndryshme mbi te. Drejtësia duhet të vihet në vendin e vet, sado e dhimbëshme të jetë për dike. Populli i Kosovës po kërkon vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër, të presim qetë deri sa ajo të vendoset.

Related posts

Lajm i mirë, arrin kamioni më plot ndihma për Kosovën

dardanianews

Vjosa Osmani rreshtohet në krahë të Kurtit, del kundër Thaçit, Hotit e Lajçakut

dardanianews

Të dhënat zyrtare: Në Britani më shumë të vdekur nga gripi sesa nga koronavirusi

dardanianews