18 C
New York
June 1, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Ish-bashkëshorti i banores së BBVK Drenusha Latifit hyn të premtën në Big Brother VIP Kosova? 😲

Drenusha Latifi është një nga personazhet shumë të komentuar në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.

E para kësaj, ajo bëri bujë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh.

Disa muaj më parë, këngëtarja e njohur njoftoi se ka qenë viktimë e dhunës në familje.

Konkurrentja madje publikoi disa fotografi, me anë të të cilave tregoi dhunën e ushtruar nga tashmë ish-partneri.

Disa ditë pas hyrjes në shtëpi, ajo tha se ka frikë që gjatë kësaj kohe mund t’ia marrë fëmijët ish-partneri.

E duket se në lidhje me këto ngjarje, në spektaklin e ditës së nesërme (e premte), do të hyjë Atilla.

Kardesh me siguri që dëshiron të ballafaqohet drejtpërdrejt me Latifin, gjersa saktësisht pritet të shihet se çfarë do të ndodhë, pasi nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.

Related posts

Modelja bukuroshe thotë nuk i shkruajnë djemtë

dardanianews

NORA MBULON KOKËN, ‘HARRON’ TË VESH JELEK!

dardanianews

Skandal në BBVA – Arbana bën veprimin dyshues në mes të emisionit

dardanianews