6.8 C
New York
October 15, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ish-eprori i UÇK-së tregon çfarë u thoshin ushtarëve të UÇK-së, Thaçi, Veseli e Çeku kur dilnin në veri: Mos na prishni me…

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, TMK-së, Policisë së Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, ka folur për veriun e Kosovës gjatë kohës 1999-2000.

Miftari thotë se sa herë që ishin koncentruar forcat e UÇK-së dhe TMK-së për në veri, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Agim Çeku u thoshin që mos të dalin andej urës së lumit Ibër sepse po i prishin raportet me NATO.

Miftari ka kërkuar prej tyre që të shpjegojnë për misionin sekret të komandant Shpatit në Mitrovicë, si dhe të tregojnë emrat se kush gjuajti me zollë.

Postimi i plotë:

Ani tani kinse po merziten Hashim Thaçi e Kadri Veseli për veriun e Kosoves eshte interesante që bash qita dy burravecat pa kokerr nderi që në viten 1999_2000,sa here qe kemi koncentrur forca tona në veri, ushtarë të UÇK_ TMK, bashke këta dy me Agim Qekun, na thonin mos rrini anej se pona prishni raportet me NATO, a kta ishin kan vet rrogtar të Frances…!

Hashim, Kadri sa derdhni tani kinse lot të Hijenave për veriun e Kosoves spjegone misionin sekret të komandant Shpatit I _ I në Mitrovice, tregoni edhe emrat( dy persona) se kush i shkrepi dy Zolla 64-mm Naten e 02_02_2000 nga jugu në veri dhe i ndihmoj Serbis dhe KFOR Francez të vras dhjetra e plagos qindra civil tan dhe ta pastron veri edhe nga 14.600 civil Shqiptar .!

Related posts

Plaçkitje me armë zjarri në një farmaci në kryeqytet

dardanianews

Aktori i njohur grek: Jam krenar që jam shqiptar, nuk jam ndjerë kurrë keq

dardanianews

Mbresa nga vizita në Ekspozitën fakto-grafike, si vlerë kombëtare historike, kushtuar simbolit të trimërisë, urtësisë, sakrificës dhe paqes

dardanianews