11.1 C
New York
May 8, 2021
DardaniaNews
Uncategorized

Ish-eprori: Publikon për herë të parë një dëshmi interesante rreth Sali Çekajt dhe Adem Jasharit

Te nderuar miq,
Ne vijim te postimit tim te datës 1 tetor 2020, për stërvitjen e vullnetare nga Kosova ne Shqipëri po ju tregoj për grupin e dytë.
Ne fund te muajit nëntor 1991 përfundoi stërvitjen edhe grupi i dytë i vullnetarëve. Me këtë grup ndodhi diçka e paparashikuar ne programin e stërvitjes. 33 nga vullnetarët shprehen gatishmërinë për t’u kthyer në Kosovë te armatosur, për te vazhduar veprimtarinë e tyre patriotike. Ky vendim shumë i guximshëm për kohën u bë fakt në sajë të bashkëpunimit te organizatoreve kosovare te stërvitjes me strukturat më të larta të shtetit shqiptar. Sali Çekaj që ishte stërvitur ne kursin e parë, tetor 1991, u kthye përsëri ne javën e fundit të nëntorit 1991 për të armatosur, organizuar dhe drejtuar këtë grup për kalimin ne Kosovë. Ne datën 2 dhjetor 1991, 33 luftëtarët e armatosur nën drejtimin e Sali Çekajt dhe Adem Jasharit kaluan ne Kosovë me sukses. Ne shenjë nderimi dhe respekti për t’a, për guximin dhe sakrificat që treguan, unë si njëri nga ish ushtarakët shqiptarë që realizuan këto stërvitje ne vitin 1991 , po i përmend të 33 luftëtarët:
Sali Çekaj
Adem Jashari
Iliaz Kodra
Osman Ferizi
Muharem Bobaj
Ramadan Begu
Nazmi Bajrami
Lutfi Jonuzi
Shkëlzen Gjonaj
Ekrem Shaholli
Sahit Jashari
Ejup Murseli
Hasan Ferizi
Sami Tahiraj
Hilmi Peci
Shahin Bejtullahu
Fadil Kadria
Nuri Bexheti
Avni Rama
Halil Palloshi
Shaqir Salihu
Xhemajl Kelmendi
Naim Gubetini
Shemsi Zeqiri
Xhavit Gubetini
Faton Gajtanit
Isuf Ismaili
Driton Restelica
Qenan Azizi
Faris Xhemaili
Bujar Zeneli
Orhan Ibrahimi
Jakup Limani
Me respekt Ylli Mici
https://www.facebook.com/ylli.mici.58?__cft__[0]=AZXArJ52Bh6_akzfQ8qUVDzVkGgDz3dUnaKITQbfv5v9_N2kUeFgExizsxKQZOt8bzSGfeXxJMogIqnQhGg96ljQJKhHxMZ7JVcKljmydPdkHCAdU8nQAoVF19ubO7xg6Js&__tn__=%3C%3C%2CP-R

Related posts

71 TË SHËRUAR DHE 203 RASTE ME COVID-19!

dardanianews

Ekskluzive: Si U Vra Barbarisht Vullnetari I UÇK-Së Gashi, Pse U Ndodh Aty Fatos Klosi E Jakup Krasniqi?!

dardanianews

Edhe 28 raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen 3 pacientë të tjerë

dardanianews