November 5, 2024
DardaniaNews
Showbiz

Ish Miss Zvicra mbytet nga bashkëshorti biznesmen

Një ish-finaliste e Miss Zvicrës mësohet se është vrarë dhe copëtuar nga bashkëshorti i saj që tashmë ka apeluar për t’u liruar nga burgimi në Basel.

Trupi i modeles 38-vjeçare Kristina Joksimovic ishte gjetur në shkurt në qytezën e Binningen, i vrarë nga bashkëshorti i saj i emëruar vetëm si 41 vjeçari Thomas në mediat vendase, apeli i të cilit u refuzua sot nga gjykata e Lausanne.

Hetimet e tragjedisë që u mbyllën sot tregonin për probleme të rënda mendore, të cilat kishin përcaktuar ngjarjet, sipas zyrtarëve.

Kristina, nënë e dy fëmijëve të çiftit, besohet se ishte vrarë pasi kishte kërcënuar bashkëshortin me thikë.

Ky i fundit e kishte mbytur bashkëshorten dhe më pas në panik besohet se kishte coëptuar trupin, shkruan Daily Mail.

Të tjera detaje makabre jepeshin për ngjarjen nga mediat vendase, por jo një motiv i saktë për konfliktin.

Raporti i mjekësisë ligjore kontradiktonte versionin e vetëmbrojtjes të të akuzuarit, sipas rrjetit zvicerjan FM1 Today.

Thomas ishte arrestuar një ditë pas gjetjes së mbetjeve të trupit të gruas nga ‘një palë e tretë’ në shkurt, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Miqtë e çiftit shprehnin tronditjen me lajmin teksa një prej tyre tha për rrjetin Blick: “Mua më dukeshin si familja e përktyer”.

Çifti jetonin në një shtëpi të madhe me pamje të lartë mbi qytetin e Basel, shkruante rrjeti vendas ‘20 Minuten’.

Ndërsa një tjetër i njohur tha se lidhja e tyre ishte në krizë prej disa muajsh, teksa raportohet se policia ishte thirrur në banesën e tyre për arsye të dhunës shtëpiake.

Disa javë para vdekjes Kristina postonte në rrjet foto të çiftit me pushime, pranë dritares së një hoteli luksi me pamje nga liqeni i Lucerne.

Hetuesit thanë se Thomas, biznesmen, tregonte një nivel të konsiderueshëm energjie kriminale të rrëfimin e tij te krimit.

Ata citonin “mungesë empatie dhe gjakftohtësi në vrasjen e bashkëshortes, madje me tipare sadiste apo sociopate.”

Kristina, e lindur në Binningen me origjinë nga Serbia, kishte kaluar nga pasarela në mësimin e modelingut për vajza të reja dhe konkurente të Miss Zvicra.

Ajo kishte fituar më parë kompeticionn Miss Zvicra Veriore dhe më vonë ishte finaliste e Miss Zvicra.

Ish Miss Zvicra Christa Rigozzi, tha për rrjetin 20 Minuten në shkurt: “Është e tmerrshme, mendjen e kam te dy vajzat e saj. Ishte një grua e bukur dhe e dashur”.

Nadine Vinzens, ish-Miss Zvicra, mikeshë e Kristina, tha: “Jam zemërthyer, ishte një person i mirë e i dashur. Nuk do të të harroj kurrë”.

Gjyqi pritet se shpejti, shkruan rrjeti Daily Mail.

Related posts

Babai i Meritonit habit me deklaratën për lidhjen me Ilnisën

dardanianews

Skandali i videove erotike, aktori shqiptar ngre alarmin: Vajzat janë në rrezik

dardanianews

Santiana për deklaratën e Edonës në Beograd: Jam shoku, mua s’ma ndërron prejardhjen asnjë çmim

dardanianews