1 C
New York
March 19, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ish oficeri i FARK-ut flet për atentatin ndaj deputetit Fetah Rudi: Ja cilat banda e organizuan vrasjen!

Ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, 20 vite më parë ishte organizuar një atentat që e la në karrocë.

Ish ushtaraku dhe njëri ndër oficerët e parë të FARK-ut Saim Tahiraj, përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se 20 vite më parë u qëllua liria, demokracia, dhe u qëllua vet shteti i Kosovës.

Tahiraj shprehet se bandat kriminale Neobolshevike tentuan ta vrisnin deputetin Rudi.

Tutje, ai thekson se drejtësia do triumfojë në Kosovë, kurse, bandat kriminale do e marrin dënimin e merituar nga Gjykata Speciale

Ja shkrimi i tij:

Njëzet vite më parë u qëllua me plumba Fetah Rudi, u qëllua liria, demokracia, u qëllua vet shteti i Kosovës! Bandat kriminale Neobolshevike që u përpoqën ta vrajnë luftën çlirimtare, provuan prapë ta vrajnë Fetah Rudin si personifikim më autentik i lirisë , demokracisë dhe shtetit të Kosovës!

Fetah Rudi nuk mundë të vritet sepse është një kala e pamposhtur kurrë përballë shumë furtunave në kohë të ndryshme, është vet shteti i Kosovës. Qëndrimi burrërorë dhe fisnik i Fetah Rudit për mos hakmarrje por me vendosmëri kërkon drejtësi për vete dhe bashkëveprimtarëve të tij , janë fryma më reale e Rugovizmit, SHTETI MBI TË GJITHA!

Drejtësia do triumfon në Kosovë, bandat kriminale do e marrin dënimin e merituar nga Gjykata Speciale. Ferah Rudi do fluturon si një shqiponjë drejt horizonteve të reja bashkë me lirin.

Liri-demokraci-barazi për të gjithë është e vetmja rrugë për një shtet të fuqishëm dhe stabil. Kjo mundë të arrihet vetëm me Fetah Rudin dhe bashkidealistët e tij në ballë kurse bandat kriminale neobolshevike prapa grillave.

 

Related posts

Ky është fruti që mbron zemrën dhe lufton plakjen

dardanianews

Jeta Xharra e Faik Spahiu përfundojnë në Gjykatë: Uzurpuan pronë 1 milionëshe me ndihmën e Haki Abazit

dardanianews

Nora ia la në dorë ‘botoxit’ buzët dhe gjoksin

dardanianews