21 C
New York
June 10, 2026
DardaniaNews
KurioziteteLajme

Ja kush qëndron pas “Fantazmës” që po frikëson kosovarët

Një figurë e pazakontë ka shkaktuar frikë, panik dhe kureshtje të madhe te qytetarët në disa zona të Kosovës. Bëhet fjalë për një person të maskuar, i cili është parë kryesisht gjatë orëve të natës, i veshur me një maskë me fytyrë të bardhë, ndërsa ajo që e bën edhe më të frikshme pamjen janë këmbët që ngjasojnë me ato të dhisë.

Pamjet e kësaj të ashtuquajture “fantazmë” kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta, nga frika e deri te dyshimet se bëhet fjalë për një shaka të rrezikshme apo një provokim të qëllimshëm. Disa qytetarë pretendojnë se e kanë hasur figurën në rrugë të errëta apo zona periferike, ndërsa të tjerë thonë se kanë dëgjuar vetëm rrëfime nga të afërm apo fqinj.

Deri më tani, askush nuk e di se kush fshihet pas maskës, as cili është qëllimi i këtij veprimi. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare lidhur me rastin, ndërsa qytetarët kërkojnë më shumë siguri dhe sqarime, sidomos pasi prania e kësaj figure ka shkaktuar frikë te fëmijët dhe të moshuarit.

Në mungesë të informatave zyrtare, rasti mbetet i mbështjellë me mister, ndërsa “fantazma” me fytyrë të bardhë vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit në Kosovë.

Related posts

PDK thotë se do ta çoj Qeverinë Kurti në Kushtetuese, por Ramiz Lladrovci befason me deklaratën e tij

dardanianews

“Flirte e lojëra online nga qelia”, shqiptari i dënuar për vrasje në Angli, video live në TikTok nga burgu

dardanianews

Baton Haxhiu tregon për herë të parë arsyen e largimit të tij nga Klan Kosov

dardanianews