4.6 C
New York
March 14, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

” Jam në ankth, kam vepruar në afektive, gjendje e rënduar financiare, zbardhet fjala e Gjestit para gjykatës

Këngëtari i njohur Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është lënë në paraburgim për një muaj nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Vendimi vjen pas incidentit të ndodhur pak ditë më parë në zyrat e kompanisë “Onima”, ku artisti dyshohet për veprat penale të kanosjes, dëmtimit të pasurisë dhe mbajtjes pa leje të armës.Gjatë seancës dëgjimore, Kelmendi ka shprehur pendesë para trupit gjykues, duke pranuar se kishte vepruar në një moment dobësie.“Jam

në ankth, kam vepruar në gjendje të afektit. I kërkoj falje gjykatës, prokurorit si dhe palës së dëmtuar”, ka deklaruar ai.Mbrojtja e tij, e përfaqësuar nga avokati Artan Qerkini, ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim. Sipas avokatit, nuk ekziston rreziku i përsëritjes së veprës, pasi reagimi ishte impulsiv dhe i ndikuar nga gjendja e rënduar financiare e artistit. Qerkini theksoi se Gjesti nuk ka performuar kohët e fundit për shkaqe familjare dhe nuk ka marrë të ardhurat e rregullta nga kompania, ndërsa shtoi se klienti i tij është i gatshëm të hyjë në marrëveshje për pranimin e fajësisë.Sipas raportimeve nga “Betimi për Drejtësi”, ngjarja ka marrë përmasa serioze për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi të pashlyer.

Related posts

Foto virale, kush është mashkulli misterioz përkrah Dolces

dardanianews

Medalja e Rugovës do të thotë bota për mua”, Hyland flet për admirimin e tij ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova

dardanianews

LEDRI DHE SARA DREJT NDARJES? BEFASON MELISA: DY JAVË NË KREVAT ME LEDRIN…

dardanianews