5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
Moti

Java që vjen më e ftohta deri më tani e këtij dimri

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme të jetë java më e ftohët deri më tani e këtij dimri.

Bëhet e ditur se gjatë gjithë javës do të ketë ngrica , prandaj IHMK bën thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar.

“Java e ardhshme,( përveç ditës së hënë), mbi vendin tonë do të ndikohet nga masat e thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit. Këto masa të ajrit do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me temperatura tipike dimërore. Parashihet të jetë java më e ftohët deri më tani e kësaj stine”.

“Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica , prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar. Gjithashtu apel edhe tregtarëve të cilët merren me importimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve që produktet e tyre t’i ruajnë në vende të përshtatshme, pasi që pothuaj e gjithë java do të jetë me ngrica, si pasojë e temperaturave të ulëta”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHMK-ja bën të ditur se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet-2 deri 1 gradë Celsius.

Related posts

Parashikimi i motit për javën e fundit të shtatorit

dardanianews

Pas temperaturave përvëluese, paralajmërohen rrebeshe shiu e breshëri

dardanianews

Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj në Shqipëri dhe Kosovë

dardanianews