19.8 C
New York
October 3, 2026
DardaniaNews
FeaturedMoti

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës priten zhvillime të fuqishme të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe breshër. Disa nga rrufetë do të jenë të ashpra.

Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës. Zona më e rrezikuar parashihet të jetë kryesisht zona lindore/juglindore, ku si pasojë e reshjeve rrëke, pritet të ketë përmbytje!

Pluhuri Saharian do të vazhdojë të fuqizohet, me ç’rast reshjet do të përzihen me baltë. Nga dita e enjte pritet të tërhiqet nga vendi ynë.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 10-65 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 28°C

Related posts

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të ‘dembelizmit’ në Europë në 2020-tën

dardanianews

Nuk ndalen skandalet e Joe Biden! Kësaj here nuk i mban dot gazrat përpara Dukeshës britanike

dardanianews

Administrata e Trumpit: S’mjafton vendimi i sotëm i Kurtit, duhet ta heqë tarifën plotësisht

dardanianews