November 29, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

“Je doktori i zemrës sime!” Stresi i shpreh “dashurinë” Berishës dhe i bën “diss” Noizyt: Të thashë vëllai im, je në partinë e gabuar

Të gjithë e dinë “dashurinë” që reperi Stresi ka për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pavarësisht humbjeve, ai asnjëherë nuk ka kursyer mbështetjen e tij ndaj bluve dhe sigurisht liderit të tyre. Mbrëmjen e sotme, Stresi ka marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës së demokratëve, ndërkohë që prezantoi edhe këngën e krijuar posaçërisht për këtë ditë.

Por, përpos “dashurisë” për Berishën, Stresi nuk kurseu as “thumbat” për Noizyn, i cili ka dalë hapur në mbështetje të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.

“Je doktori i zemrës time, Zoti ma ka dhënë këtë nuk kam faj”, tha Stresi ndërkohë që më tej vijoi: “E i pata thënë shokut tim Noizy je në partinë e gabuar miku im”.

Related posts

Bye bye Arbenita”, martohet Fero (foto)

dardanianews

Dafina konfirmon lajmet për martesë, ja kur do mbahet dasma

dardanianews

“E kanë goditur me shkop”, Prokuroria zbulon se si të miturit e rrahën 18 vjeçarin që vdiq nga plagët e marra

dardanianews