Gjatë pjesëmarrjes së saj në episodin e dytë të ‘podcast’-it “N’audi” të Isli Islamit, Jonida Maliqi ka shpalosur detaje mbi natyrën e lidhjes që ajo ka me Romeon, si dhe ka adresuar akuzat ndaj këtij të fundit brenda shtëpisë së “BBVA”.
Jonida ka theksuar se mban një raport të fortë dhe të shëndetshëm me Romeon. Ajo u shpreh se nuk do të kishte qenë e mundur që të qëndronte në një marrëdhënie dy-vjeçare me dikë që kishte për qëllim të përfitonte nga ajo, duke aluduar në seriozitetin dhe thellësinë e miqësisë që ndan me Romeon.
Sigurisht që m’u bë shumë qejfi (kur Romeo tha që më ka dashur). Të dy e kemi deklaruar se të dy ruajmë miqësi, përshëndetemi më pyet se çfarë bëj me jetën, sikurse e pyes. Kam takuar së fundi prindërit e tij, po ashtu Borën e Donaldin në premierën e filmit.” – shprehej Jonida.
Më tutje artistja tha: “Me të gjithë ruaj raporte shumë të mira dhe më duket absurde që njerëzve u vjen çudi që ne ruajmë miqësinë, edhe pse të ndarë. Nuk kemi për të ndarë as toka, kemi qëndruar për sa kohë kemi dashur të qëndrojmë bashkë dhe e respektojmë dhe e vlerësojmë kohën që kemi kaluar me njëri-tjetrin. Deri këtu boll.”
Isli: Romeo është sulmuar shumë, nga shumë vetë, duke thënë që i ka shfrytëzuar disa lidhe në rastin konkret me ty, pë t’u bërë pak i famshëm.
Jonida: Po ç’faj kishte Romeo që në periudhën që më ka takuar mua ishte në fillimet e karrierës së tij, nuk kishte këtë emër që ka sot. Unë e kisha emrin më të konsoliduar duke qenë më herët se ai në skenë. Kjo gjë ndodh në çdo lloj profesioni, nuk ka ndodhur vetëm mes nesh, ndodh edhe në botë. /Telegrafi/