24.8 C
New York
July 24, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Jozi për Loredanën: ‘Ka marrë rrugë jo të mirë…’

I ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Jozefin Marku. Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka zbuluar ekskluzivisht më shumë detaje në lidhje me karrierën muzikore, projektet që do të vijnë, jetën personale dhe jo vetëm kaq…

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” historia e tij e dashurisë me Loredanën ka qenë në qendër të vëmendjes, por edhe pas përfundimit të reality show-t, marrëdhënia e tyre ka ngjallur interes të madh.

Si vazhdon historia e tyre? Ronaldo: Lori ka folur shumë tek “Goca dhe Gra” për ty, nuk e di nëse t’i kanë çuar fansat. Njëherë thotë se nuk i pëlqejnë meshkujt me muskuj ndërkohë që ka qenë e dashuruar me një djalë me muskuj.

Në episodin e fundit kishte thënë që jam shumë mirë tani dhe e lumtur. Kur je takuar ti me Loredanën për herë të fundit?

Jozi: Ka disa muaj që nuk takohem dhe për atë që ka thënë se i pëlqejnë meshkujt me bark, ka sa të duash.

Ronaldo: Nuk tha këtë. Ajo u shpreh se nuk i pëlqejnë meshkujt me muskuj.

Jozi: Okej, ti e di që i kam pak qejf këto… normalisht aty duhet të dalë kur nuk preferon ato me muskuj i bie që ashtu kemi sa të duash.

Ronaldo: I keni mbyllur përfundimisht gjërat ju? Kur “BBV” mbaroi unë e kam intervistuar në tapetin e kuq dhe ajo më tha se e dua ende. Pavarësisht se rrjeti ziente, disa prej njerëzve të gjykonin dhe tashmë të duan, Loredana tha që unë e dua.

Ajo i doli kundër babait të saj dhe publikut pak në një periudhë kohe. Ku mbaroi kjo dashuria juaj?

Jozi: Unë ndoshta nuk kam folur shumë por kam mbajtur shumë e më shumë ndërsa dikush ka folur shumë dhe nuk ka mbajtur hiç. Ronaldo: Ti je i veprave?

Jozi: Aty preferoj të rri, jo shumë tek fjalët.

Ronaldo: Tek “Goca dhe Gra” si ishte takimi me Loredanën? Thjesht si moderatore emisioni apo…

Jozi: Prisja një tjetër reagim, ishte diçka e ftohtë shumë.

Ronaldo: E ftohtë në ekran apo edhe jashtë ekranit?

Jozi: Në ekran, prisja një tjetër reagim të them të drejtën.

Ronaldo: Po jashtë kamerave folët ose shkëmbyet një bisedë?

Jozi: Jo.

Ronaldo: Ke diçka për t’i thënë sot?

Jozi: Asgjë, ka marrë një rrugë jo të mirë mendoj unë.

/Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Alby publikon foto me ‘pullë të kuqe’

dardanianews

Alma Kaçi thotë se për vajtjen tek Safeti shkak u bë JOQ

dardanianews

Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë

dardanianews