November 13, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Kapet me drogë dhe arrestohet në aeroportin e Stambollit stilisti kosovar, Valdrin Sahiti

Policia e Turqisë arrestoi dje në Aeroportin e Stambollit stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti. Ky i fundit është i dyshuar për veprën penale blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës, raportoi Kosova news. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Menjëherë pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar në Aeroportin e Stambollit.

Sahiti është pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj.

Related posts

Ndahen Yll Limani dhe Fjolla Beka? Ja detaji që na bëri të dyshojmë

dardanianews

Xheneta Fetahu ishte e ftuar ditën e sotme në “Big Brother Vip Albania Fun Club”.

dardanianews

Zemërthyer, Egli ka këto fjalë pasi Gjesti humbi vëllain

dardanianews