29.8 C
New York
September 11, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Katër javë në kërkim nga Policia, dalin detaje të reja për Elijonën para pesë viteve

Elijona Binakaj është emri më i lakuar i momentit. Banorja më e re e “Big Brother VIP Kosova” ka fituar një mbështetje masive nga publiku, i cili e sheh atë si viktimë të bullizmit dhe presionit nga banorët e tjerë brenda shtëpisë.

Por, gërmimi në të kaluarën e saj ka nxjerrë në dritë një dokument zyrtar të Policisë Gjermane, që daton në Shkurt të vitit 2020.

Çfarë thotë saktësisht raporti i policisë?

Në njoftimin e lëshuar nga redaksia e lajmeve të policisë (“Polizei News Redaktion”) më 08.02.2020, jepen detaje specifike për zhdukjen e saj:

  • Data e zhdukjes: Sipas policisë, Elijona (atëherë 13 vjeçe) rezultonte e zhdukur që nga e enjtja e 9 Janarit 2020. Kur u lëshua njoftimi, ajo kishte pothuajse 4 javë që nuk gjendej.
  • Arsyeja e largimit: Dokumenti specifikon qartë se ditën e zhdukjes kishte pasur “mosmarrëveshje lidhur me vendndodhjen e dëshiruar nga Elijona”. Kjo lë të kuptohet se adoleshentja nuk ishte dakord me vendin ku po jetonte ose ku duhet të qëndronte.
  • Refuzimi për t’u kthyer: Policia theksonte se vajza ishte parë në zonën e qytetit të Augsburgut, por “nuk ishte kthyer te kujdestarët e saj ashtu siç ishte rënë dakord”.
  • Dyshimet për vendndodhjen: Autoritetet dyshonin se ajo mund të fshihej te të njohur të paidentifikuar në rajonin e Ulm apo Baden-Württemberg.

Ky dokument i risjellë në vëmendje nga Menaxheri, personazhi i njohur i rrjeteve sociale zbulon një periudhë rebele dhe të vështirë të adoleshencës së saj në raport me rregullat, shumë kohë para se ajo të bëhej figura publike që të gjithë po e ndjekin sot 24/7 në ekran. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Xheneta dhe Egli njihen që jashtë?

dardanianews

“Edhe unë kam qejf me pasë fëmijë”, Edona shpërthen në lot (VIDEO)

dardanianews

Ka pasion armët dhe videot provokuese/ Kush është gazetarja që doli me bikini poshtë zyrës së Ramës (FOTO)

dardanianews