8.6 C
New York
December 10, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Këshilltari i Kurtit thotë se Thaçi vjen nga një familje fshatare, nënën e ka amvise

DritonTali, këshilltar politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, gjatë ditës së sotme ka bërë një sulm të ultë ndaj presidentit Thaçi duke reaguar pas një statusi të profesorit universitar, Blerim Latifi në profilin e tij në Facebook.

Majde Tali i cili u mundua të problematizonte pasurinë e presidentit Thaçi, sulmoi edhe origjinën e presidentit nga shtresa sociale përkatëse.

“Nji filozof i Hashimit paska thonë: LV nuk është pronare e së vërtetës. E thellë kjo! Por, nejse, hajt t’ia kallxojë unë disa t’vërteta për shefin e tij. Hashimi rrjedh prej nji familje t’madhe (gjashtë vllazën e tri motra), t’shtresës “ultē fshatare”. Baba i ka punu polar (ruajtës i fushave të shtetit) e nona amvise. Si deputet në fillim rrogën e ka patur 400 marka, pastaj 600 marka, 700 euro dhe si Kryeministër rreth 1450 euro e si President rreth 2900 euro.

Tashti ti folozofi Hashimit tregona t’vërtetën t’uaj si e bëri tërë atë pasuri ai dhe familja e tij? Po, mos të harroj, e vertetë e madhe e LV’ës është që KEK, e PTK, e ndërmarrjet tjera publike mos t’i mjelë më as Thaçi e as…! Kjo është e vërteta e LV’ës, e dijë që për ty e shefin tond është e idhtë dhe nuk ju pëlqen ama LV është “pronare” e kësaj të vërtete!!!”, ka shkruar Tali në Facebook.

Por kjo nuk është hera e parë, Tali më herët kishte ofenduar me deklaratat e tij edhe mantelbardhët duke i quajtur kriminelë.

“Ka po i degjoje vuatjet e nje pacientje te QKUK’es po them vetmeveti qysh me ringjalle disi xhaxhain!!!

Keta kriminele me mantila te bardhe qe i thone vetes mjeke vec Burreli apo Goli Otoku i bjen n’veti”, ka shkruar Tali në profilin e tij në Facebook.

Tali i’u ishte drejtuar edhe popullit me fjalë ofenduese në vitin 2017 duke thënë se “M… po lypin, m… jepju”

Postimi i tij i plotë:

“ M.t po lypin (mileti) m.t jepju! Kur e pata dëgjuar per here te pare kete thenie nga nje prof i universitetit koxha gerditshem me pati tinglluar. Kjo fushate po ja jep kuptimin kesaj thenie. Si eshte e mundur ky milet tashti me shku pas atyre qe deri dje i mallkonin pse e sollen Kosoven ne kete situate?”, ka shkruar Tali.

Ndryshe, për gjuhën e tij ofendues nuk ka reaguar askush nga VV’ja, edhe pse nuk është hera e parë që përdorë këtë gjuhë ofenduese ndajë popullit edhe si deputetë edhe si këshilltare pagën e merr nga taksapaguesit kosovarë.

Related posts

Vdekja e themeluesit të LDK-së deri tek akuza e Thaçit nga Specialja, këto janë fjalët e gazetares angleze

dardanianews

E fundit: Ukraina do të sulmojë forcat ruse për ta rimarrë Krimenë

dardanianews

Reagon edhe Britania e Madhe për taksën, ja qfarë thotë?

adminkosova