31.3 C
New York
June 6, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Këshilltari i Vjosa Osmanit demanton Veliun e PDK-në, tregon kush i kishte kërkuar asaj për të përkthyer për Thaçin

Artan Murati, këshilltar i kryeparlamentares Vjosa Osmani, ka reaguar pas akuzave se ajo dikur ishte përkthyese e presidentit Hashim Thaçi.

Murati ka thënë se Osmani nuk ka punuar kurrë për Thaçin, por vetëm kishte ndihmuar si shefe e stafit të Presidentit Fatmir Sejdiu, në takimin e organizuar me sekretaren amerikane Hillary Clinton, përcjell Bota sot.

Ai ka treguar se atë ditë Osmanit i ishte kërkuar ndihmë nga vet sekretarja Clinton për shkak të vonesës së përkthyesit të Departamentit të shtetit.

Reagimi i tij vie pas akuzave të nënkryetarit të LDK-së Agim Veliu dhe zyrtarëve nga PDK-ja se Osmani ishte dikur përkthyese e Thaçit.

Postim i plotë i Muratit në Facebook:

Puna e përkthyesit dhe demantimi i qartë i nga arkiva e Departamentit të Shtetit ku Sekretarja Clinton e prezenton Vjosa Osmanin si Shefe të Stafit të Presidentit Sejdiu

E para, profesioni i përkthyesit është profesion i ndershëm, i vështirë e në raste të takimeve të nivelit të lartë, është edhe determinues që mesazhi i rëndësishëm politik i një shteti të përcillet si duhet. Pra, ata që mendojnë se e fyejnë dikë duke e quajtur përkthyes, gabohen. POR, Vjosa Osmani kurrë nuk ka punuar si përkthyese e Hashim Thacit. Kurrë. Thjeshtë, sepse kurrë nuk ka punuar për Hashim Thacin. Ne fakt, ajo ka qenë e angazhuar vetëm si Këshilltare e lartë e pastaj si Shefe e Stafit të Presidentit Sejdiu dhe në këtë cilësi (pra si shefe e stafit të Presidentit Sejdiu) ka ndihmuar në takimin e organizuar me Sekretaren Clinton, të mbajtur në Departamentin e Shtetit. Pra, jo si përkthyese e Thacit, por sepse kjo ndihmë i është kërkuar direkt nga vetë Sekretarja Clinton atë ditë për shkak të vonesës së përkthyesit të departamentit të shtetit. Sekretarja Clinton para mediave të gjithë botës e prezenton znj.Osmani si ‘Shefe e Stafit të Presidentit”. Shih si dëshmi arkivën e Departamentit të Shtetit nga data 26 shkurt 2009. I gjithë transkripti I kësaj konferencë për shtyp mund të gjindet këtu: https://2009-2017.state.gov/…/200920…/rm/2009a/02/119845.htm

Znj.Osmani vërtetë e korrigjoi Thacin në atë konferencë për shtyp. Por kjo nuk ishte hera e fundit që u desht ta korrigjonte. Këtë e ka bërë vazhdimisht, në cilindo kapacitet publik, duke u shërbyer kështu gjithnjë qytetarëve me nder e duke vënë gjithnjë interesat e Republikës para cdo interesi tjetër.

Related posts

Pse nuk ekziston qoftë një ilaç i vetëm për ta shëruar kancerin?

dardanianews

Tre shtetas shqiptarë humbin jetën nga një aksident në Koblenz të Gjermanisë

dardanianews

Prokuroria nis hetimet ndaj Kurtit, Sveçlës dhe Abazit për hyrje në dhomën e përgjimeve

dardanianews