5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajmeLajme nga Bota

Kështu duket nga brenda valixhja bërthamore e Rusisë

Valixhet janë objekte të zakonshme që njerëzit i bartin gjithandej, në rrugë, në vetura, në aeroporte. Megjithatë, presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë nga një valixhe më të veçantë – atë me të cilën mund të kontrollohet lëshimi i bombave bërthamore.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar disa fotografi të zyrtarëve rusë e amerikanë duke i bartur valixhet e famshme bërthamore. Ato udhëtojnë bashkë me presidentët. Madje, ky medium e ka publikuar fotografinë ku një valixhe bërthamore e Rusisë shihet edhe nga brenda.

Valixhja që shihet e hapur është vendosur në Qendrën Yeltsin në vitin 2015. Ajo ishte përdorur nga ish-presidenti rus, Boris Yeltsin, gjatë pushtetit të tij në vitet 1991-1999, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Në tri pullat në të majtë shkruhet “rekomando”, “anuloje hyrjen” dhe “konfirmo”. Këto pulla kanë ngjyrë të gjelbër, të hirtë dhe të kaltër. Në të djathtë, në pullën me ngjyrë të kuqe shkruhet “transmeto”. Thuhet se pajisja ishte ndërtuar që të ishte sa më e thjeshtë për shkak të udhëheqësve të moshuar të Bashkimit Sovjetik.

Zyrtarët ushtarakë rusë që e mbajnë valixhen me rëndësi të madhe janë gjithmonë të veshur me uniformën e forcave detare për t’u dalluar më lehtë në grumbullin e njerëzve.

Gjatë samitit mes Bidenit e Putinit, që do të mbahet të mërkurën në Gjenevë të Zvicrës, ata që kanë sy “të mprehtë” mund t’i shohin valixhet e veçanta të presidentëve të dy shteteve që kanë më së shumti koka bërthamore në botë.

Related posts

Luana Vjollca thekson vijat trupore në foton me bikini

dardanianews

Lushtaku: Grupet e para të UÇK-së në Shqipëri i dërgoi për stërvitje Qeveria e Bukoshit

dardanianews

Vuçiqi mobilizon ushtrinë, “kërcënon” Kosovën

dardanianews