5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Këta janë 67 deputetët e Kuvendit që shpenzuan paratë e shtetit për derivate

Paratë e shtetit për karburante i kanë shfrytëzuar 67 deputetë të Kuvendit të Kosovës, për muajt nëntor dhe dhjetor 2021. Prej tyre, 36 janë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Listën me emrat e këtyre deputetëve e ka publikuar shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila.

Sipas kësaj liste, vetëm për shpenzime të rrugës të këtyre deputetëve për pjesëmarrje në seanca janë shpenzuar mbi 8 mijë euro, derisa për shpenzime të rrugës për pjesëmarrje në komisione janë shpenzuar mbi 5 mijë e 400 euro.

May be an image of text that says 'dhjetor 2021 nentor 2021 DEPUTETEVE LEGJISLATURAE VIII CODI BUXHETOR 2021 N.ren Emri Mbiemri komuna Adem SHP.E UGES Hodža Dragash Rrustemi 120,00 0,00 Podujeve Prizren Kamenice Kodra Agusholli adiku unjaku-Rexhepi 100,00 lojsilović'

Kusari-Lila sot po ashtu njoftoi se deputetët e kësaj partie do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit.

Ky vendim i partisë në pushtet vjen pas publikimit të listës me emrat e deputetëve, që kanë shpenzuar qindra euro nga kuleta e shtetit për karburante.

“Aktualisht në legjislaturën e VIII të Kuvendit, janë 67 deputetë të cilët kanë të regjistruar vendbanimin jashtë Prishtinës dhe prej tyre 36 janë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njëjtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve.”

Related posts

Sali Berisha shpallë kandidaturën për kryetar të PD-së

dardanianews

Anulohet vizita e Sergei Lavrov në Serbi

dardanianews

Pamje të rralla: Kryekrimineli serb – Millosheviq në duart e forcave amerikane, shihej në siklet të madh

dardanianews