June 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Këtu mund t’i gjeni rezultatet e KQZ’së për secilën komunë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numërimin e votave dhe publikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot.

Në këtë link, mund të gjeni në kohë reale rezultatet nëpër secilën komunë, varësisht nga numri i votave që janë numëruar. (https://zgjedhjet2021.org/sq/mayr/r/20)

Ndryshe, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë dhe të gjitha qendrat e votimit janë të mbyllura.

Ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve, anëtarët e këshillave të votimit duhet të zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit në mënyrë që vullneti i qytetarëve”, tha Radonqi.

Sipas të dhënave preliminare të mbi 95 për qind e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar është rreth 43 për qind.

Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind.

Related posts

Kompania e sondazheve në Kosovë, publikon sondazhin e ri, ja çfarë përkrahje ka Vetëvendosje

dardanianews

Moti sot: Pasdite sërish pritet shi, breshër e shkarkesa rrufesh – rrezik për dëme materiale

dardanianews

Hoti flet për Vjosa Osmanin: Edhe ajo si të tjerët do të kthehet në LDK

dardanianews