3.7 C
New York
March 15, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Kiara Tito dhe Elvis Naçi bëhen bashkë në një program televiziv?

Me fundin e verës dhe fillimin e sezonit të ri televiziv, kurioziteti i publikut është tejet i lartë për të mësuar për programet e reja dhe largimet e rikthimet e personazheve të tyre të preferuar të ekranit.

Një ndër to është rikthimi i Kiara Titos. Vet moderatorja ka lajmëruar javë më parë se do të kthehej sërish në ekran sezonin e ri televiziv.

E ndërsa të gjithë menduan se do të kishte një rikthim të “Style Star”, duket se Kiara ka vendosur të ndërmarrë një hap krejt tjetër në karrierën e saj si moderatore.

Thuhet se Kiara Tito është bërë bashkë me Elvis Naçin dhe do të sjellin emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në ekranin më të madh televiziv, në “Top Channel”.

Çdo të premte Kiara dhe Elvis Naçi do të moderojnë emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, një emision kushtuar njerëzve dhe familjeve në nevojë. Ende nuk ka një konfirmim nga palët.

Related posts

Godet’ përsëri Robert Berisha: Xhensila duhet paradite e pasdite t’i thotë faleminderit Bes Kallakut sepse ka qenë një çikë e re qe s’e ka njohur askush…

dardanianews

Bukuroshja me origjinë nga Kosova – Miss Finlanda 2025

dardanianews

Prishte miqësia mes Albës dhe Vesës? Kjo e fundit bën veprimin e papritur /FOTO/

dardanianews