27.5 C
New York
July 3, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Kiara Tito e konfirmon! Së shpejti moderatore në ekranin e Top Channel, zbulon programin: Një dëshirë e shprehur vite më parë…

Moderatorja Kaira Tito ka konfirmuar se do të jetë nën moderimin e spektaklit më të dashur dhe më të madh të humorit, “Portokalli”, në sezonin e 42.

“Jam e lumtur që për këtë sezon rikthehem me familjen e madhe të Top Channel në sezonin e 42 të Portokalli. Një dëshirë e shprehur vite më parë, e cila më në fund u realizua“, ka shkruar Kiara, e pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram.

“Portokalli” pritet të fillojë së shpejti, duke premtuar se do të mbajë të mbërthyer para ekranit çdo të diel, në orën 21:00, shqiptarët, me të qeshura të pafundme.

Aktorët e dashur ishin më pranë publikut gjatë sezonit veror, duke udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të dhuruar show-n “Verë dhe portokalle”, një spektakël që u mirëprit dhe duartrokit nga publiku që mbushi sheshet.

Top Channel

Related posts

Sondazhi javor: Lexuesit votojnë me 47 për qind për banorin që duan të largohet këtë javë nga BBVK

dardanianews

Pritjes i erdhi fundi, ndodh puthja e parë mes Eglit dhe Gjestit?

dardanianews

Valbona Selimllari ‘shpërthen’ ndaj Xhemi Shehut për imitimin: Më ka tallur

dardanianews