5.6 C
New York
March 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kjo është vajza që serbët nuk e vranë, pasi atëherë si bebe, e zhveshën dhe e kuptuan se nuk ishte mashkull

Profesori Milazim Krasniqi, ka treguar se sot ka pasur një nga takimet më emocionuese në jetën e tij.

Ai thotë se ka takuar vajzën me emrin Tringa Kastratin, të cilën e kishte paraqitur në poezinë e tij “Fati i një vajze”.

Dhe vajza ishte Tringa e cila gjatë kohës së luftës ishte 7-muajshe, dhe të cilën kriminelët serbë, pasi e kishin zhveshur në djep dhe e kishin parë që është femër, nuk e kishin vrarë, shkruan Reporteri.net.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Takimi me këtë vajzë, Tringa Kastratin, është nga takimet më emocionuese që kam pasur në jetë.

Sot sapo hymë me Ediben në barnatoren “Kastrati”, ajo m’u afrua dhe më tha se ishte ajo vajza të cilën e kam paraqitur në poezinë time “Fati i një vajze.”

kam paraqitur fatin e një vajze shtatëmuajshe të familjes Kastrati, nga Fusha e Pejës, të cilën kriminelët serbë, pasi e kishin zhveshur në djep dhe e kishin parë që është femër, nuk e kishin vrarë, ndërsa meshkujt e familjes së saj, Sokolin, Xhaferin,Valdetin, Adrianin dhe Albanin bashkë me nikoqirin e tyre, Hasan Muratagiqin, i kishin ekzekutuar.

Pra, kriminelët serbë kishin ndjekur modelin e krimit të përbindshëm të faraonit.

Tringa që takova sot, ishte një vajzë e edukuar, e mençme, e bukur dhe mirënjohëse.

Poezinë time e kishte në celular. Falënderova me zemër Zotin, që më ka mundësuar që edhe me poezinë time t’i shërbejë të vërtetës dhe njerëzve të mirë.

(Pas pak ua përcjellë edhe juve poezinë time, “Fati i një vajze”, që të ndaj edhe me ju emocionet që pata sot nga ky takim tepër mbresëlënës.)

 

app-facebook
Milazim Krasniqi

12 hours ago

Takimi me këtë vajzë, Tringa Kastratin, është nga takimet më emocionuese që kam pasur në jetë. Sot sapo hymë me Ediben në barnatoren “Kastrati”, ajo m’u afrua dhe më tha se ishte ajo vajza të cilën e kam paraqitur në poezinë time “Fati i një vajze.” Gjithë trupin ma përshkuan mornica! Në këtë poezi kam paraqitur fatin e një vajze shtatëmuajshe të familjes Kastrati, nga Fusha e Pejës, të cilën kriminelët serbë, pasi e kishin zhveshur në djep dhe e kishin parë që është femër, nSee More

 

 

Related posts

Trondit kryeministri britanik: shume familje kane për te humbur te dashurit e tyre nga korona virusi

dardanianews

AKTUALE Deputeti i LDK-së: Koha është që disa me lëshu rrugë

dardanianews

Pasagjeri filmoi gjithçka, momenti kur rrëzohet aeroplani me 68 të vdekur

dardanianews